Disa prej jush mund ta njohin Mërgim Berishën. Disa vite më parë, sulmuesi me origjinë shqiptare ishte një ndër lojtarët më të akademisë së shquar te Red Bull Salcburg. Pas një sezoni mesatar në huazim te LASK Linz, Berisha vendosi ta provonte veten në Bundesligën e dytë gjermane,
Kalimi te skuadra e Magdeburg, rezultoi një katastrofë. Vetëm katër aktivizime, madje dhe ato si rezervë në minutat e kohës shtesë. Rikthimi në Austri ishte i pashmangshëm, ndërsa së fundmi është prezantuar në një klub të ri.
Destinacioni i radhës i Berishës është klubi Rajndord Altash. Skuadra nga Austria perëndimore rrezikon rënien nga Bundesliga e parë dhe 20-vjeçari mund të bëhet të jetë tepër i dobishëm. Përsa i përket aspektit të kombëtares, Berisha ka refuzuar disa herë afrimet nga pala shqiptare, por edhe ajo kosovare.