David Izazola duket se do të jetë zgjidhja e trajnerit Gjoka për repartin e sulmit. 27-vjeçari ishte prej kohësh një transferim i skuadrës periferike të kryeqytetit, por sot është bërë zyrtarizimi i tij.
Drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu ishte së bashku me sulmuesin meksikan në prezantimin e këtij të fundit. 27-vjeçari ka luajtur më parë në Hungari, me skuadrën e Honvedit.
Por aventura e tij në Budapest nuk shkoi siç duhet dhe meksikani zgjodhi skuadrën e Kamzës për të vazhduar karrierën. Mendohet se Izazola do të luajë së bashku me Plakun në majë të sulmit.