Napoli akord me Rikelmen e ri, Boka frenon marrëveshjen

Napoli po ndjek prej kohësh Agustin Almendran, organizatorin e talentuar të Boka Zhuniors, i cili cilësohet si Rikelme i ri në vendin latin. 18-vjeçari bën mirë të gjithë rolet e mesfushës, është i fortë në duele, e njeh mirë goditjen me kokë, ka një teknikë shumë të mirë dhe është “specialist” i goditjeve të dënimit.

Për të interesohen dhe klube të tjera, por Napoli ka arritur të bindë lojtarin. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Napolit kanë arritur akordin me agjentin dhe vetë lojtarin, i cili ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek ekipi i Ançelotit. Por, çmimi i kartonit të lojtarit mbetet problem.

Agustin Almandra

Boka Zhuniors nuk lëkundet nga pozitat e saj dhe kërkon 30 milionë euro. Napoli e konsideron të lartë këtë shumë, ofron 15 milionë euro dhe, pas sigurimit të fjalës së lojtarit, tashmë do të nisë punën me drejtuesit e Bokës për të gjetur një marrëveshje për një shifër më të vogël se 30 milionë eurot e kërkuara nga argjentinasit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *