Flamurtari nuk ka bërë ende asnjë lëvizje në hyrje, por ka lojtarë që janë larguar dhe po tentojnë të sistemohen. Njëri prej tyre është qendërmbrojtësi Kristian Sirgi, i cili në verë nënshkroi me vlonjatët dhe u mendua si një nga përforcimet kryesore të skuadrës.
Fillimisht iu desh të fitonte formën, kurse më pas u ndal nga një dëmtim që pësoi në ndeshjen me Kastriotin. Sirgi, 32 vjeç u aktivizua në Superiore vetëm në tre ndeshje. Gjithashtu luajti edhe një takim në Kupë, për ta mbyllur më pas me Flamurtarin.
Nga Rumania ka lajme për mbrojtësin e qendrës. Thuhet se ai ka nënshkruar me Dunarea Kalarashi dhe do ta vijojë karrierën atje. Në të shkuarën Sirgi ka luajtur edhe në Izrael e Qipro, ndërkohë që në vitin 2011 është shpallur kampion me Otelul Galatin në Rumani.