Festë në Berat, paga për lojtarët dhe sulmues për Dulen

Klubi i Tomorit, me anë të platformës “Facebook”, ka bërë me dije se detyrimet e muajit nëntor kundrejt futbollistëve, janë shlyer. Sipas tyre, për këto vonesa fajësohet Ministria e Financave, si dhe premtuan se në mesin e muajit janar, do të shlyhen edhe detyrimet e muajit dhjetor. Po ashtu, klubi deklaroi se nuk kanë të bëjnë me asnjë krizë financiare dhe se gjithçka do të vazhdojë me rregull të plotë.

Njoftimi në Facebook i klubit beratas

MERKATO – Sulmuesi i njohur shkodran Elhan Galica, është aktualisht afrimi i parë tek beratasit në merkaton e Janarit. Prej tre ditëve është bashkuar me Tomorin, duke qenë edhe një nga futbollistët më të përkushtuar në procesin stërvitor.

Për sulmuesin e njohur, që vjen nga skuadra e Adës së Velipojës, por që më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Superiore dhe Kategorinë e Parë si Vllaznia dhe Tërbuni, në Berat është një rikthim pas plot shtatë sezoneve. Galica ka lënë gjurmë me kontributin e tij të çmuar, aq sa vlerësohet maksimalisht si një njohje e vjetër dhe shumë respektuar nga sportdashësit beratas.

Pas seancës stërvitore të ditës së hënë, për Sportekspres.com Galica është shprehur: “Jam rikthyer me shumë kënaqësi te Tomori, që e konsideroj si shtëpinë time. Besoj se me eksperiencën time do të jem shumë i vlefshëm për skuadrën. Jam shumë i afeksionuar që stërvitem me këtë skuadër dhe përpara një tifozerie fantastike, të cilës dua t’i dhuroj edhe një herë kënaqësinë e madhe të festës pas golave të shënuar”. 

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *