Monako merr masa, akord me dy qendërmbrojtës

Merkato e dimrit do të jetë shumë e zënë për klubi e Monakos.  Nënkampionët e Francës rrezikojnë seriozisht rënien nga “Ligue 1”, pasi ndodhen në vendin e parafundit të tabelës, teksa ka mbetur edhe gjysma e kampionatit për t’u zhvilluar.

Ditën e djeshme u përfol për një akord me mesfushorin spanjoll Çesk Fabregas, ndërsa sot po qarkullojnë lajme për dy afrime të tjera. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kristal Palas, Mamadu Sako dhe brazilianin  36-vjeçar të Shalkes, Naldo.

Mamadu Sako

Të dy lojtarët janë qendërmbrojtës me eksperiencë që do të ndihmojnë klubin nga Principata për të shmangur rënien. Naldo pritet të vijë me kosto 0 pasi do të prishë kontratën aktuale me Shalken, ndërsa për Sako do të duhet negociohet me drejtuesit e Kristal Palas.

Naldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *