Prindërit në Angli mund të surprizojë fëmijët e tyre me një dhuratë shumë të veçantë. Skuadrat e kampionatit anglez ofrojnë paketa speciale, ku çdokush që ka mundësi mund të paguajë për ta bërë fëmijën e tyre pjesë të vogëlushëve që shoqërojnë lojtarët në rreshtimin para çdo ndeshje.
Megjithatë, kjo nuk është diçka që mund ta përballojnë të gjithë. Çmimin më të “kripur” e ka vendosur klubi i Sounsit, që militon në divizionin e dytë të futbollit anglez. Për të vendosur fëmijën e tyre përkrah yjeve të skuadrës uellsiane mjafton të paguash 530 euro (478 paundë).
Gjithsesi, rekordin e mban Uest Hem, klubi e ofron shërbimin e mësipërm për 700 paundë, por ka dhe ekipe si Çelsi, Arsenal, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, që i përzgjedhin vetë fëmijët që shoqërojnë lojtarët para ndeshjes.