Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, nuk luan prej më shumë se 10 muajsh me skuadrën e Frajburgut në Bundesligën gjermane. Një dëmtim në ligamentet e gjurit është shkaku për këtë mungesë të gjatë. Por, pritja do të marrë fund shumë shpejt.
Futbollisti 28-vjeçar ka filluar prej disa javësh ushtrimet me topin, ndërsa nuk është ndalur edhe në periudhën e pushimeve. Abrashi është rikthyer në Zvicër, aty ku jeton familja e tij dhe vazhdon të stërvitet me intensitet të lartë. Në një video të fizioterapistit të tij, Harun Gylen, mesfushori i kombëtares shqiptare shihet duke bërë ushtrime me ritëm të lartë në palestër.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, futbollisti nga Gjakova do të jetë i gatshëm për grumbullim nga trajneri Panuçi për ndeshjet e kualifikuese të “Euro 2020” kundër Turqisë dhe Andorës.