Shpërblim për punën e shkëlqyer, bashkia Vlorë shton fondin për Orikumin

Viti 2018 ka hyrë në historinë e futbollit të Orikumit, si më i suksesshmi ndonjëherë, me ngjitje në Kategorinë e Parë dhe me paraqitje shumë dinjitoze aty.

Plot 18 pikë në 14 ndeshje, futboll modern dhe golaverazh pozitiv për skuadrën e drejtuar me mjeshtëri nga trajneri i ri Artan Sakaj, i cili shpreson të ketë një karrierë po aq të suksesshme sa ajo si futbollist.

Tashmë kampionati është ndërprerë për pushimet dimërore dhe lojtarët kanë marrë pushimet e merituara, ndërkohë që klubi ka marrë një lajm të mirë nga Bashkia Vlorë, që është edhe pronare e klubit.

Këshilli Bashkiak ka miratuar fondin prej 140 milionë lekësh të vjetër për klubin, si pjesë e projektbuxhetit për vitin 2019.

Bëhet fjalë për 60 milionë lekë më shumë se vjet, kur Orikumi përfitoi 80 milionë lekë. Ngjitja në Kategorinë e Parë ka ndikuar për rritjen e vlerës së akorduar dhe tashmë financiarisht klubi është i qetë, sepse një pjesë e shpenzimeve janë mbuluar nga fondi i bashkisë, që te Flamurtari nuk investon më, por tek Orikumi po jep kontribut të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online