VIDEO | Warriors të pafuqishëm ndaj Lakers, “alarmon” LeBron James

Golden State Warriors kanë ngecur ndaj Los Angeles Lakers, që triumfoi me rezultatin 101-127. Lebron James i është gëzuar fitores, por shqetëson skuadrën e tij për shkak të një dëmtimi të pësuar që e ndali atë pas 21 minutash lojë. “Mbreti” realizoi 17 pikë dhe rikuperoi 13 topa, ndërkohë që dha edhe 5 asiste.

Paraqitje e tij, por edhe e shokëve të skuadrës, ishte e mirë dhe e mjaftueshme për të nxjerrë të mundur kampionët në fuqi. Durant shënoi 21 pikë, kurse Curry 15, të dy të lënë në hije nga Andre Iguodala. Ky i fundit shënoi 23 pikë për Warriors, duke qenë shënuesi më i mirë për të dyja skuadrat.

Një tjetër ndeshje e luajtur sot ishte  Utah Jazz-Portland Trail Blazers, që përfundoi 117-96. Fitore e rëndësishme për skuadrën vendase, që u tregua e fortë në grup. Plot 7 basketbollistë realizuan më shumë se 10 pikë, duke bërë që Trail Blazers të dilnin të mposhtur.

Golden State Warriors-Los Angeles Lakers 101-127
Utah Jazz-Portland Trail Blazers 117-96

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *