PSG njihet si një ndër ekipet që shpenzon më së shumti në blerjen e lojtarëve, por parizienët tashmë prej vitesh kanë nisur të investojnë dhe në akademi dhe frytet e para janë dhënë. Nkunku apo Timoti Ueah janë dy shembujt më të mirë, të cilët shihet si lojtarë me të ardhme të madhe.
Ky i fundit, i biri i të famshmit Xhorxh Ueah, nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira në ekipin e parë të PSG, nisur dhe nga fakti që në sulm luan një treshe si Neymar-Kavani-Mbape. Hapësirat e pakta, duket se e kanë detyruar Timoti Ueahn të gjejë një ekip tjetër, në mënyrë që të ketë hapësira deri në fundin e sezonit.
Siç raporton, gjiganti francez “RMC Sport”, destinacioni i ardhshëm i 18-vjeçarit do të jetë Sëlltiku, rivali i përjetshëm i Rejnxhërsit të Grezdës. Skocezët po vuajnë për momentin në sulm mungesën e Grifiths, i cili është larguar nga futbolli për disa probleme personale dhe koha e rikthimit ende nuk dihet. Formula e transferimit do të jetë në formë huazimi.