Një tjetër klub në garë për shqiptarin, Zeneli drejt Premier Ligës?

Arbër Zeneli është një nga futbollistët shqiptarë më të talentuar. 23-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës luan në kampionatin holandez që nga janari i vitit 2016 ku po bën paraqitje shumë të mira. Ai ka shënuar 14 gola në 71 ndeshje me Herenvenin, ndërsa sivjet ka gjetur tre herë rrjetën dhe ka dhuruar 8 asiste.

Zeneli shënuar 6 gola (3 vetëm në fitoren 4-0 kundër Azerbajxhanit) dhe me Kosovën, madje ishte një nga pikat kyçe të ekipit të Shaland, që u rendit e para në grupin e saj në Ligën e Kombeve. Ai u shpall lojtari i tretë më i shpejtë i kompeticionit (38.9 km/h), ndërsa sipër tij u renditën Kilian Mbape i PSG dhe Leroi Sane i Mançester Sitit.

Për anësorin ofensiv ka oferta të shumta, duke nisur nga Fiorentina, Gallatasaraj, Fenerbahçe, madje u përfol dhe për një interesim të Xhenoas. Këtyre klubeve u është bashkuar dhe Njukasëlli, që po tenton të ofrojë Zenelin në ekip në merkaton e janarit.

Zeneli është shqiptari i dytë që kërkohet nga Njukasëlli, pasi gjatë muajit tetor u përfol për një interesim dhe për Taulant Xhakën, mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe të Bazelit. “Qymyrxhinjtë” e drejtuar nga Rafa Benitez  po punojnë për të mbyllur akordin me Herenvenin dhe për të transferuar Zenelin në elitën e futbollit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online