Ish-trajneri i Interit, Frenk de Bur, ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në kampionatin amerikan, “MLS”. Tekniku holandez ka firmosur një kontratë afatgjatë me Atlanta Junajtid, skuadër kjo që u shpall fituese e sezonit që sapo lamë pas.
De Bur zëvendëson në këtë detyrë teknikun e famshëm argjentinas Tata Martino, i cili u largua për të marrë postin e trajnerit të përfaqësueses së Meksikës,
Holandezi trajnoi për hetë të fundit në Angli, ku iu besua pankina e Kristal Palas. Por, fillimi i tmerrshëm me 7 humbje në 7 takimet e para solli shkarkimin e tij.
New chapter. Same mission.#ATLUTD name @FdeBoerOfficial as 2nd head coach in club history
? https://t.co/H2VX85UytQ pic.twitter.com/AT7rLstHHf
— Atlanta United FC (@ATLUTD) December 23, 2018