Cungu e Nica hapin “kartat”, formacionet zyrtare

Kukësi e Kastrioti përballen prej orës 13:30 në stadiumin “Elbasan Arena”. Armando Cungu dhe Stavri Nica nuk është se kanë pasur shumë dilema për formacionet dhe tashmë edhe i kanë përzgjedhur lojtarët me të cilët do e nisin takimin.

Te Kukësi ndryshimi i vetëm është ai në mbrojtje, ku në vend të Cuculit të dëmtuar do të luajë Harallamb Qaqi. Kastrioti në anën tjetër ka të gatshëm Lukman Husein dhe nigeriani ka marrë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Kukësi-Kastrioti

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Shameti, Krasniqi, Uilliam, Limaj, Shkodra, Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Kastrioti: Puja, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Ymeraj, Shehu, Okebugu, Bardhi, H. Marku, Roxher. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Kridens Meta, Melis Dervishi, Rejdi Zajimi, Indrit Myrtja
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Mikel Shestani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *