Boksieri me origjinë shqiptare Senad Gashi regjistroi humbjen e dytë në karrierë në përballjen me boksierin franko-kamerunas Karlos Takam. Dy boksierët e peshave të rënda ishin pjesë e ndeshjeve “undercard” për duelin midis boksierëve britanikë Dereck Chisora dhe Dillian Whyte.
Raundet e para ishin të barabarta, por Takam mori eperësinë pas raundit të gjashtë në, ndërsa në raundin e tetë mori fund gjithçka. Gashi u rrëzua përtokë nga një grusht i fuqishëm i Takam, por arriti t’ë ngrihej brenda numërimit të arbitrit.
Në sekondat në vazhdim Takam e rrëzoi dhe dy herë të tjera 28-vjeçariN dhe gjyqtari kishta parë mjaftueshëm e vendosi t’i jepte fund takimit.