Biturku: Ja kë shikoj për titull, Teuta duhet të ndërhyjë në merkato

Ilir Biturku prej vitesh ka dhënë kontributin e tij për klubin e Teutës, madje një edicion më parë ishte dhe trajner i parë i “djemve të Detit”, por prej pak kohësh ka marrë drejtimin e skuadrës së 20-vjeccarëve të Shqipërisë.

Për “Supersport”, tekniku analizoi ndryshimet nga edicioni i shkuar, por nuk la jashtë vëmendjes dhe një koment për skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion. Biturku nuk nguroi që të tregonte dhe ato pozicione ku skuadra durrsake ka nevojë për të ndërhyre në merkaton e janarit.

TEUTA – “Unë kam vite që jam pjesë e Teutës në staf, punoj me ekipet e moshave dhe ekipin e parë. mendoj se ka diferenca nga edicionin e shkuar. Do të thosha se Shkëmbi ka një meritë të veçantë. Do të theksoj se klubi i Teutës në tërësi, duke nisur nga presidenti dhe të gjitha strukturat ka një mënyrë të veçantë nga ekipet e tjera. këtë vit është nderuar një skuadër që kërkon të kapë kompeticionet e UEFA-s”

TITULLI – “E ndjek vazhdimisht kampionatin, në veçanti Teutën. Tre pretendentë do të jenë për titull, Partizani, Teuta dhe Kukësi. Nëse Teuta do të ndërhyjë në janar për të marrë 2-3 lojtarë të rëndësishëm them se do të jetë një skuadër shumë e rrezikshme për Kukësin dhe Partizanin”.

MERKATO – “Në të tre repartet ka nevojë për një blerje cilësore, sipas meje, nëse do të jetë në treshen e parë, apo dhe fituese e titullit. Mendoj se këtë vit kemi një Skënderbe që nuk është i viteve të shkuara. Kemi një Partizan të rigjetur me meritë të Gegës, por Teuta është afër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *