Plani i Arsenalit, Ozil pranë kalimit tek ekipi i Erdoganit?

Mesut Ozil ndodhet në vështirësi dhe e ardhmja e tij shihet larg Arsenalit. Unai Emeri nuk e ka aktivizuar shumë fantazistin në ndeshjet e fundit, ndërsa sot kundër Bërnlit luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Kontrata e tij me “topçinjtë” skadon në verën e vitit 2021 dhe Arsenali po mendon ta huazojë te Bashakshehiri, ekipi i zemrës së Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë. Vështirësitë për Ozil nisën pas fotos me Erdoganin, gjë që solli kritika të shumta në Gjermani.

Kalimi i lojtarit te Bashkashehiri do të ishte një goditje fantastike për kryesuesit e kampionatit turk dhe një gjë e tillë e bën entuziast presidentin e klubit.

Ozil është një lojtar i nivelit të lartë. Shpresoj që një ditë rrugët tona të takohen në këtë klub. Nëse Mesut dëshiron të vijë te ne, do të bëjmë gjithçka për ta marrë”, është shprehur për “Bild”, Goksel Gymyshdag, presidenti i Bashkashehirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *