VIDEO | Lacio rikthehet te fitorja me tris golash, parakalohet Milani

Lacio siguroi një fitore të lehtë, duke mposhtur Kaljarin me rezultatin 3-0. Bardhekaltrit u rikthyen te fitorja pas 5 javësh, gjatë të cilave kishin grumbulluar vetëm 4 pikë. Milinkoviç-Saviç, Açerbi dhe Luliç ishin autorët e golave për ekipin e Inzagit, që tashmë ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë, duke parakaluar momentalisht Milanin me një pikë më shumë.

Goli i avantazhit erdhi shumë shpejt për vendasit. Milinkoviç-Saviç shfrytëzoi një grushtim të portierit sard dhe goditi fort në minutën e 12-të, duke zhbllokuar shifrat. Për të dyfishuar rezultatin mendoi mbrojtësi Açerbi, i cili përfitoi nga një goditje këndi për të dërguar topin në rrjetë.

Lacio shënoi dhe një gol tjetër në pjesën e dytë. Kundërsulm i shpejtë i vendasve dhe Imobile dhuroi një asist për kapitenin e ekipit, i cili trefishoi shifrat dhe vulosi fitoren e ekipit të tij. Në minutat shtesë të takimit, Kaljari fitoi një penallti, që u shndërrua në gol nga Zhoao Pedro. Humbja e dytë rresht për ekipin ishullor pas asaj kundër Napolit, ndërsa fitorja mungon prej 7 ndeshjesh.

Lacio-Kaljari 3-1
(Milinkoviç-Saviç 12′, Açerbi 23′, Luliç 67′ / Zhoao Pedro (pen) 90+2′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *