Klop: Bravo të gjithëve, tani na duhen plane për Sitin!

Trajneri i Liverpulit Jyrgen Klop pret një “duel tepër të ashpër” me Mançester Sitin për kreun në Premier Ligë, pas fitores së Të Kuqve në Ulvërhempton 2-0, duke shkuar përkohësisht +4 në krye të renditjes.

Fitorja i garanton kreun Liverpulit deri në ditën e Krishtlindjeve dhe 4 ekipet e fundit që e kanë arritur këtë gjë, në fund kanë fituar titullin, me vetë Liverpulin që është përjashtimi i fundit, në sezonin 2013/14. Për dreq, Liverpuli është klubi që më shpesh ka qenë i pari në Krishtlindje dhe më pas nuk e ka fituar Premier Ligën, 3 herë.

Edhe pse Liverpuli ka tashmë 48 pikë në 18 ndeshje, Klop e ka të qartë se sfida e 3 janarit në Etihad Stadium do të jetë vendimtare, pavarësisht se ka ndeshje të tjera deri atëherë.

Ishte e qartë që e gjithë ndeshja do ishte e vështirë“, tha Klop për BBC Sport pas ndeshjes së fituar në Molineux.

Të gjithë ushtrojnë presion konstant, shiu i dendur na e vështirësoi ndeshjen dhe ishte një betejë.

“Goli i parë ishte brilant, super. Goli i dytë, po, bravo djemve! Jam i lumtur me fitoren, ka vlerë të madhe për ne, luajtëm futboll perfekt në një natë si kjo, ku futboll nuk mund të luhej në mënyrë perfekte.

“Kemi Mançester Sitin në horizont dhe do të jetë mjaft e vështirë për djemtë. Do duhen plane të ndryshme loje, por djemtë treguan se janë gati“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *