De Biazi flet hapur: Dua të rikthehem në stol, por nuk ishin kushtet

Xhani De Biazi është pa diskutim trajneri më si suksesshëm që ka pasur Kombëtarja e Shqipërisë, për vetë faktin se e udhëhoqi përfaqësuesen kuqezi drejt kampionatit Europian të vitit 2016.

Gjithsesi, në kualifikueset pasardhëse situata duket se nuk ishte më e njëjta dhe u pa e arsyeshme që të ndërpritej bashkëpunimi. Tani, tekniku italian, por që ka edhe pasaportë shqiptare është përfolur për të marrë drejtimin e disa skuadrave, megjithatë ende nuk ka gjetur atë ambientin që ai e kërkon.

Së fundmi, De Biazi u përfol se mund të vihej në krye të Frozinoses, por vetë ai ka treguar në një prononcim së fundmi se kushtet nuk ishin të favorshme për të nisur një bashkëpunim me skuadrën italiane, edhe pse ai dëshiron që t’i rikthehet zanatit të tij.

“Isha fare pranë stolit të Frozinones, por nuk ishin kushtet për t’a mbyllur marrëveshjen. Dëshiroj të kthehem në stolin e një skuadre, në Itali apo diku tjetër, por do të doja një vlerësim në nivelin profesional për karrierën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *