FIFA u “shpall luftë” vonesave të lojës, njihuni me rregullat e reja

Prej vitesh FIFA e ka përdorur Botërorin e klubeve si një turne për të eksperimentuar rregullat dhe risitë e reja teknologjike. Pikërisht në këtë turne, u vu për herë të parë në përdorim sistemi “VAR”, që tani përdoret në një pjesë të madhe të kampionateve elitare.

Edhe këtë vit nuk ka munguar një risi në rregulloren e lojës. Një ndër ndryshimet ka të bëjë me ekzekutimin e rivënies fundore. “FIFA” planifikon të heqë rregullin që ndalon lojtarët të prekin topin breza zonës së rreptësisë, pasi portieri rifillon lojën.

Në të ardhmen lojtarëve kundërshtarë të vendosur jashtë zonës së rreptësisë, do t’u lejohet të vrapojnë drejt portës, sapo portieri kundërshtari të nisë vrapin për të shkelmuar topin. Falë këtij rregulli do të reduktohen vonesat e lojës që shpesh bëhen nga portierët në të gjithë botën.

Një tjetër ndryshim në rregullore, që do të reduktojë ndjeshëm vonesat e lojës ka të bëjë me zëvendësimet. Lojtarët që do të thërriten për të dalë jashtë nga fusha, nuk do të shkojnë më drejt stolit, por do të lënë fushën e lojës në pikën më të afërt. Pra, nuk do të shohim më lojtarë që ikin në cepat e fushës për të harxhuar sa më shumë minuta.

Këto rregulla fillimisht do të duhen të aprovohen nga komiteti i FIFA-s në muajin mars, e më pas do t’i jepet “drita jeshile” përdorimit të tyre në çdo vend të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *