Simon Minjole është aktualisht portier i Liverpulit. “Të kuqtë”, pavarësisht blerjes së Alison nga Roma, vendosën ta mbanin belgun si portier të dytë. Përveç futbollit, Minjole rrëfen për mediat edhe “pasione” të tjera, që janë shumë interesante për një futbollist.
“Kam mbaruar shkollën e lartë për shkenca politike në universitetin katolik të Lëvenit, në Belgjikë . Vendosa ta bëj këtë, sepse për një moment mendova se një dëmtim mund të më shkatërronte karrierën. Doja të kisha diçka që të më vlente”, shprehet portieri belg.
Informacione interesante këto, sidomos kur thuhen nga një njeri që është pjesë e futbollit. Por, Minjole, përveç kësaj, di të flasë rrjedhshëm disa gjuhë si: anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe hollandisht.
Portieri belg nuk preferohet nga trajneri i Liverpul Jurgen Klop, por ajo që mund të thuhet me siguri është se “të kuqtë” kanë në ekip një njeri shumë inteligjent si Simon Minjole.