Roma ndërmori një “operacioni spastrimi” gjatë merkatos së verës. Lojtari që prej vitesh ishin pjesë e boshtit të skuadrës si Naingolan dhe Strotman u shitën dhe në vend të tyre erdhën lojtarë të rinj si Kristante, Nzonzi, Zaniolo dhe Pastore.
Naingolan ishte i parë që i foli gjithë vrer për largimin nga klubi verdhekuq. Lojtari që tani luan me fanellën e Interit tha se te Roma treguan mungesë respekti ndaj tij, duke e neglizhuar në shumë momente. Së fundmi të njëjtat gjëra kanë dalë dhe nga kampi i holandezit Strotman.
Ka qenë agjenti i mesfushorit, Kevin Lefrank, i cili në një intervistë bëri fajtor trajnerin Euzebio Di Françesko për largimin e lojtarit të tij. “Ai nuk kishte më besimin e Di Françeskos. Kështu që gjetëm një skuadër të re, në të cilën Strotman është një ndër liderët e ekipit. Te Marseja atij iu ofruan kushte kontrate sipas kërkesave të tij”, tha Le Frank.
Tifozët e Romës po ua ndjejnë shumë mungesën dy lojtarëve, pasi zëvendësuesit e tyre kanë zhgënjyer dhe ecuria e skuadrës deri më tani është alarmante.