Sa vjen e fryhet “lumi” i protestës së studentëve shqiptarë, që nga dita në ditë po bashkohen dhe po bëjnë atë që nuk e bën dot një popull i lodhur e i dorëzuar dhe nuk e bën as opozita e mbaruar dhe e shkrehur si një person që luan kalçeto për herë të parë pas 7 vitesh para kompjuterit.
Politika, për fat, nuk po e mbërthen dot protestën masive kundër një sistemi të kalbur, nga universitetet e deri tek Parlamenti, ndërsa vërshojnë parullat e pankartat plot ironi e humor…