Sulmuesi i anglez Xhejdon Sanço po kalon një formë të shkëlqyer. Vetëm 18 vjeç, djaloshi i lindur në rrethinat e Londrës po mahnit publikun gjerman në Bundesligë, ku aktivizohet kryesuesit e Borusia Dortmund.
Në 14 aktivizime, 18-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe regjistruar asiste, si dhe ka çuar në stolin e rezervave kolegun dy vite më të madh Kristian Pulisiç. Paraqitjet e mira nuk kishin si të mos ndikonin në vlerën e kartonit të lojtarit.
Sipas përllogaritjeve të grupit kërkimor të financuar nga UEFA, “CIES Football Observatory”, vlera e kartonit të Sanços ka pësuar një rritje prej 806%, e gjitha kjo në vetëm tre muaj. Në shtator kartoni i 18-vjeçarit vlerësohej me 8.7 milionë paundë, ndërsa tani vlera ka kapur 79 milionë paundë.