Gatuzo: “Para një viti do mundeshim. Mos më pyesni për merkaton!”

 

Gjithsesi, trajneri Xhenaro Gatuzo pas ndeshjes ishte i qetë: “U treguam të zotë dhe krijuam lojë e raste, edhe pse vuajtëm pak më fillim. Skuadra më pëlqeu”.

Gatuzo vlerëson Torinon: “Është skuadër e bukur, Maxarri është trajner i madh. Para një viti një ndeshje të tillë me siguri e humbnim. E dinim që do vuanim sot”

U kthye Higuain, por asgjë e madhe dhe goli i mungon prej 42 ditësh. Gjithsesi, për Gatuzon nuk është problem: “Higuain nuk duhej të luante fare, është pak i mërzitur sepse ka një problem fizik në shpinë dhe po luan me sforcim, edhe stërvitjen e bën më ndalesa. Bëri gjëra interesante në momente të caktuara, por e dimë që të gjithë presin me shumë prej tij”.

Merkato, asnjë koment: “Pyesni drejtuesit  unë stërvit me ata që kam në dispozicion. Nuk mund të flas për lojtarët që na duhen, është mungesë respekti për djemtë që kam në ekip dhe po bëjnë gjithçka. Kam qenë futbollist dhe e di si ndihesh në raste të tilla”.

Bakajoko është transformuar: “Në fillim me zor futej në sparkatë, tani bën gjithçka, nuk vuan as kur i ushtrojnë presion kundërshtarët. Taktikisht është përmirësuar shumë. Stili i tij? Është tip i qetë, me zor i ndihet zëri, por ka personalitet, shikoni si vishet, sikur jemi në NBA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *