Çmenduria e radhës, në Austri gjejnë zgjidhjen e çuditshme

Në Europa Ligë grupi G ndoshta është grupi më i ekuilibruar i turneut, kur ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur, për të përfunduar fazën e grupeve. Në grupin G bëjnë pjesë, Vijareali, i cili renditet në vendin e parë, Rapidi i Vienës i vendit të dytë, Rejnxhërsi i Eros Grezdës dhe Spartaku i Moskës.

Situata e pikëve momentalisht është, Vijareali kryeson me shtatë pikë, po aq sa Rapidi i Vjenës, teksa Rejnxhërsi vjen më një pikë më pas dhe Spartaku i Moskës në fund me pesë pikë. Çdo skuadër ka shanse të kalojë më tej, që është diçka që zor se ndodh deri në ndeshjen e fundit.

Pikërisht Rejnxhërsi i Eros Grezdës, do të udhëtojë drejt Vienës për të luajtur kundër Rapidit, një sfidë që vlen kualifikimin për në fazën tjetër. Austriakët kanë shanse më shumë, pasi jo vetëm kanë avantazhin e fushës, por edhe luajnë për dy rezultate, pasi dhe një barazim do t’i kalonte më tej.

Lidhur me këtë sfidë, ekipi i Rapidit të Vienës ka menduar me të vërtetë diçka të veçantë, teksa siç thuhet nga mediat vendase, klubi ka punësuar një prift në kuadër të ndeshjes ndaj Rejnxhërsit.

Ati Kristof Pelczar, është një prift polak, i cili është i çmendur pas futbollit. Kohët e fundit gjithashtu, prifti publikoi dhe një libër të tijin, ku shprehte dashurinë e tij mbi Zotin dhe futbollin. Pelczar ka organizuar një takim të lojtarëve të Rapidit me Papën. Se sa fat do t’i sjellë kjo metodë Rapidit, kjo mbetet për t’u parë të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *