Drita-Gjilani është një derbi që në Kosovë përjetohet shumë. Por është disi ndryshe nga të tjerët, pasi përgjithësisht nuk ka incidente. 90 minuta rivalitet në tribuna, ku edhe ofendimet nuk mungojnë. Pas ndeshjes mund t;i shohësh edhe krah për krah njëri-tjetrit. Armiqësia nis dhe mbaron në stadium.
Dashuria për Dritën dhe Gjilanin nis që në vegjëli. “Ultra-tifo.net” ka postuar dy foto shumë domethënëse: disa fëmijë në stadium që mbështesin plot pasion ngjyrën e kuqe. Sapo kanë nisur të ushqejnë dashurinë e tyre për Gjilanin.
https://www.facebook.com/ultrastifo/photos/a.176821197465/10155808675032466/?type=3&theater
Gjithashtu faqja e madhe e ultravse ka postuar edhe një tjetër foto “pikante”. Një i moshuar, i veshur me ngjyrat e Dritës. Intelektuali në moshë tregon që dashuria për klubin e zemrës nuk i shteron, pavarësisht moshës. Shembull, sikurse fëmijët…
https://www.facebook.com/ultrastifo/photos/a.176821197465/10155808618687466/?type=3&theater