Javë pas jave Eros Grezda po arrin gjendjen e tij më të mirë. Anësori kuqezi sot e nisi nga minuta e parë ndeshjen e kampionatit mes Harts dhe Rejnxhërsit. 23-vjeçari luajti për 64 minuta, për kur po linte fushën e lojës mori dhe një karton të verdhë. Një ndeshje e mirë nga lojtari i Kombëtares kuqezi, por që ka ende për të treguar në kampionatin skocez.
Rejnxhërsi arriti që të merrte një fitore me shumë vlerë në shifrat 1-2, por duhet thënë që skuadra e lojtarit nga Gjakova e mbylli takimin me 10 lojtarë. Me këtë sukses, skuadra e Stivën Xherard merr përkohësisht vendin e parë në klasifikim, por Sëlltik ka një ndeshje më pak.
Në Ukrainë, Besir Demiri ka zbritur në fushë në minutën e 80-të në barazimin që skuadra e tij, Mariupol arriti në transfertë me ekipin e Lviv. Skuadra e ish-lojtarit të Shkëndijës gjet forcat që të barazonte rezultatin dy herë, pasi vendasit i kishin ndëshkuar.