Apolonia do të luajë sërish pa tifozë, këtë herë ndaj Besës kryesuese. Fierakët nuk mund të luajnë ende në stadiumin “Loni Papucciu”, pasi gjendja e fushës në stadium nuk ka qenë e mirë për shkak të numrit të madh të ndeshjeve.
Ky është takimi i dytë që luhet në fushën stërvitore të fierakëve, pas përballjes me Turbinën që Apolonia e fitoi një javë më parë. Synimi për bardhejeshilët është e njëjtë: të marrin pikët maksimale.
Java e XI-të | Apolonia – Besa
Të shtunën, ora 14:00 | Fusha nr. 1
Stadiumi “Loni Papuçiu” nuk është në gjendje të mirë për të zhvilluar ndeshjet sipas standardeve dhe për këtë arsye deri në fund të këtij viti kalendarik ndeshjet do t’i luajmë te fusha e stërvitjes! Për shkaqe sigurie FSHF ka licencuar fushën vetëm për lojë dhe pa tifozë!
E ndiejmë mungesën tuaj, por jemi të detyruar edhe për këto dy ndeshje (Besa, Elbasani) që kemi në shtëpinë tonë që t’i zhvillojmë te kjo fushë. Ju kërkojmë ndjesë tifozëve tanë bardhë & jeshil!