Torasa parashikon superklasiken River-Boka: Ja kush e bën diferencën!

Sot në mbrëmje do të luhet një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e futbollit. Në finalen e Kupës Libertadores fati deshi që të takohen Boka Zhuniors dhe River Plejt, dy rivalë të përjetshëm. Në Argjentinë thuhet se skuadra që dështon të fitojë trofeun do të ulë kokën përgjithmonë.

Ndeshja e parë përfundoi 2-2, çka do të thotë se në ndeshjen e sotme gjithçka nis nga fillimi (nuk ka vlerë goli në fushë kundërshtare).  Në Shqipëri ka pasur vazhdimisht lojtarë argjentinas, por i fundi është Agustin Torasa, i cili ka zbarkuar në Vlorë. Mesfushori është një nga më të dalluarit, por natyrshëm që edhe ai ka interes për ndeshjen më të madhe që do të organizohet në vendin e tij.

Mesfushori është pyetur pas ndeshjes nga “SportEkspres.com” se kush do arrijë që të ketë sukses sot. I sigurt Torasa, i cili ka një besim të madh se diferencën në takimin e sotëm do ta bëjnë vendasit, të cilët sipas tij janë më lart se Boka: “Superklasikon e fiton River Plejti, edhe pse nuk jam tifoz me ta. Fusha është më e madhe se në Bombonera dhe faktori fushë do të ndikojë. Edhe për saa i përket lojës dhe organizimit River është superior, u pa edhe në ndeshjen e vajtjes”. A do jetë i saktë Torasa në parashikimin t tij? Do ta shohim në orën 21:00!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *