Në Angli të fiksuar pas Shkriniar, londinezët në “pole position”

Milan Shkriniar u afrua në verën e citi 2017 te Inter, por aventura e tij mund të përfundojë më shpejt seç ishte parashikuar. Sipas asaj që shkuan “Calciomercato”, 23-vjeçari mund të lërë skuadrën nga Milano, për të provuar një eksperiencë të re në Angli.

Interesi për të është nga disa skuadra të mëdha, duke nisur që nga Mançester Siti, Mançester Junajtid, Barcelona, por dhe Çelsi. Pikërisht këta të fundit shihen si favoritet kryesor për të siguruar shërbimet e Shkriniar.

Edhe pse kjo lëvizje është vështirë që të ndodhë në merkaton e dimrit, në verë shanset janë të mëdha që sllovaku të lërë zikaltrit. Interi e bleu për 20 milionë paund mbrojtësin, por tani fërkon duart, pasi pretendon një shifër disa herë më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *