Sot nis faza e dytë e Kategorisë së Parë dhe luhen disa ndeshje mjaft interesante. Në grupin A kryendeshja zhvillohet në Peshkopi. Korabi sfidon Vllazninë kryesuese. Pas humbjes me Ilirinë shkodranët do kërkojnë kthesën te rezultatet pozitive.
Dinamo dhe Erzeni ndjekës luajnë gjithashtu në transferta. Blutë përballen me Veleçikun në Shkodër, kurse shijakasit janë mysafirë të Ilirisë në Fushë-Krujë. Burreli do kërkojë pikë mbijetese në shtëpi kundër Besëlidhjes, ndërsa Vora ndaj Shënkollit.
Kategoria e Parë – Java 10
GRUPI A
E shtunë, më 24 nëntor 2018, ora 14:00
Korabi-Vllaznia
Iliria- Erzeni
Veleçiku-Dinamo
Vora-Shënkolli
Burreli-Besëlidhja
Bylisi përballet me Egnatian në Ballsh dhe do kërkojë fitoren, për të vënë në presion Besën kryesuese. Kavajasit luajnë të dielën me Pogradecin në shtëpi, takim ky që zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Pa spektatorë luhet edhe në Lushnjë, ku vendasit presin Tomorin me probleme mungesash e pagash. Apolonia e ka detyrim të fitojë në shtëpi këtë herë me Turbinës. Elbasani është ende në kërkim të fitores së parë dhe ndaj Orikut në shtëpi nuk do ta ketë aspak të lehtë.
GRUPI B
E shtunë, më 24 nëntor 2018, ora 14:00
Apolonia-Turbina
Lushnja-Tomori
Bylis-Egnatia
Elbasani-Oriku
E diel, më 25 nëntor 2018, ora 14:00
Besa-Pogradeci