Fati i buzëqesh Zhegrovës, merkato e janarit sjell një lajm të mirë

Edon Zhegrova nuk ka mundur të gjejë shumë hapësira gjatë këtij sezoni të skuadra e Genkut. Kryesuesit e kampionatit belg janë vënë nën presionin “etheve” që jep gara për titull dhe trajneri Filip Klement, ka vendosur t’i besojë vetëm lojtarëve me eksperiencë.

Por, merkato e janarit mund të ndryshojë rrënjësisht pozitat e 19-vjeçarit në stolin e Genkut. Shkak për këtë mund të jetë largimi i sulmuesit Leo Trosard, i cili është dhe konkurrenti direkt i Zhegrovës për një vend në formacionin titullar.

Sezoni i tanishëm i 23-vjeçarit ka impresionuar shumë klube evropiane. Trosard ka shënuar tetë gola në një 11 aktivizime në kampionatin belg. Në një deklaratë të fundit të agjentit të lojtarit, ai tha se për klientin e tij ka interes nga shumë ekipe angleze dhe ndër to veçoi Arsenalin si klubin që ka shfaqur interesin më konkret. Për të shitur kartonin e lojtarit përflitet se mund të mjaftojë një çek në vlerën e 20 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *