Seku Kamara ishte autori i golit të vetëm për Teutën kundër Kukësit, ndërkohë që tanimë durrsakët presin në shtëpi Luftëtarin. Sulmuesi nga Guinea ndihet mirë që shënoi në kampionat dhe shpreson që në vazhdim të mos ndalet.
“Ndihem mirë që shënova golin e parë. Ishte e rëndësishme për të fituar vetëbesimin. Normalisht ishte mirë edhe për skuadrën”, tha mes të tjerash Kamara për “Supersport”. Më pas ai foli edhe për ndeshjen me Luftëtarin dhe objektivat e Teutës.
“Nuk është ndeshje e lehtë, është e vështirë madje. Gjithsesi mendoj se do fitojmë dhe do i bindim tifozët se jemi një skuadër e fortë. Në futboll ndodh çdo gjë, do stërvitemi fort dhe të luajmë mirë. Synojmë të shkojmë në Europa League”, shtoi sulmuesi, i cili në fund i pyetur në lidhje me të ardhmen u shpreh se nuk e di çfarë do të ndodhë.