Bakaj rikthehet te goli, Shaktari sheh drejt Europës

Shaktar Soligorsk ka arritur që të mundë kampionët e Bates sot në mbrëmje, me ekipin e Elis Bakajt që arriti të fitonte me rezultatin 3-0. Ish-sulmuesi i Kukësit realizoi golin e tretë vetëm pesë minuta para fundit të kohës së rregullt, duke mos gabuar nga pak e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i tetë për 31-vjeçarin, i cili është dhe një prej idhujve të tifozerisë. Bakaj arriti që të merrte dhe çmimin lojtari i muajt tetor, nga votimi i tifozëve në faqen e klubit, me ish-lojtarin e Kombëtares, që hipotekoi 48% të votave.

Një fitore me shumë vlerë për Shaktar Soligorskin, që tani shkon në vendin e dytë, kur duhen dhe dy takime deri në fund të kampionatit. Skuadra e sulmuesit ka shanse të mira për ta ruajtur këtë pozicion deri në fund, padi do të takohet me skuadra që ndodhen në gjysmën  poshtme të klasifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *