Lila: Çdo ditë me kombëtaren është speciale, japim 200% me Skocinë

Andi Lila ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Izraelit, që zhvillohet me datë 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Xholi” i kombëtares është gati të japë maksimumin dhe kërkon që të gjithë të japin 200%. Kombëtarja po përjeton një fazë ndërrimi brezash, ndërsa ai është gati të luajë në çdo rol për Shqipërinë. Me Skocinë vlen vetëm fitorja dhe ky është objektivi i djemve të Panuçit për sfidën e së shtunës.

RËNDËSIA E NDESHJES – “Çdo ditë me kombëatren është e veçantë dhe duhet të japim maksimumin për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Do luajmë shanset tona. Shpresoj të luajmë mirë si me Izraelin, por të marrim rezultatet këtë herë. Duhet të përmirësohemi, të bëjmë më të mirën dhe çdo lojtar të tregojë cilësitë e tij.”

DËSHTIM – “Europianin e kaluam me sukses. tani është një kualifikuese tjetër për në Europian. Ne do bëjmë maksimumin, si çdo herë. Por ne kemi dhënë maksimumin. Shpresoj edhe këtë ndeshje të bëjmë më të mirën dhe të luajmë shanset tona.”

GRUPI I LOJTARËVE – “Shkuam në Europian dhe ndërruam nivel. Nuk ka skuadra të lehta apo të forta. Ne duhet të kemi shpirtin luftarak dhe të japim 200 për qind për ekipin. Kjo është e vetmja rrugë. Po dhamë më të mirën, nuk kemi problem asnjë kundërshtar, kjo në thonjëza pasi ka edhe ekipe shumë të forta. Kur kemi nënvlerësuar ndonjë kundërshtar, kemi vuajtur.”

MBROJTËS I DJATHTË – “Kam disa vite që nuk luaj në atë pozicion. Për kombëtaren nuk është problem, e bëj. Është pyetje për trajnerin më shumë.”

SKOCIA FUTBOL FIZIK – “Çdokush do të luajë. Rëndësi ka të fitojë skuadra. Do tregoj veten në momentin që do të më jepet mundësia.”

TIFOZËT TË PAKËNAQUR – “Nuk mund ta themi që janë të pakënaqur. Ekipi ëshët në një fazë ndërrimi brezash, ndaj duhet kohë. Në ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë, bazohem te përballja me Izraelin. Vetëm fati dhe rezultati nuk ishin në krahun tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *