VIDEO | Finalja historike, stuhi e fortë në Argjentinë  

Sot në mbrëmje do të luhet një ndeshje e madhe për botën e sportit. Në finalen e Kupës Libertadores do të përballet Boka Zhunjors dhe River Plejt. Sytë dhe veshët e gjithë botës do të jenë në Bombonera.
E vetmja gjë që mund ta zbehë pak bukurinë e kësaj ndeshje mund të jenë kushtet atmosferike, pasi sot prej pak orësh shiu nuk po pushon dhe është një stuhi e vërtetë.

Rrugët pranë stadiumit janë përmbytur, megjithatë nuk pritet që të ketë ndonjë problem para ndeshjes, pasi shumë persona janë angazhuar për mbarëvajtjen e kësaj sfide. Kujtojmë që për këtë ndeshje ka një interes jashtëzakonisht të madh, aq sa president i Bokës, ka ndryshuar foton e whatsapit, duke vendosur një njoftim: “Nuk kam asnjë biletë”.

Pritshmëritë për këtë takim janë të mëdha, pasi është një nga derbit më të mëdha në botë. Për çështje sigurie në këtë ndeshje do të jetë vetëm tifozeria vendase, duke qenë se finalja e këtij kompeticionin luhet me 2 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *