Italia do të përballet me Portugalinë (17 nëntor, Nations League) dhe SHBA (20 nëntor, miqësore), ndërsa Roberto Mançini ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida.
Hera e parë në kombëtare për tre lojtarët: mesfushorë Tonali të Breshias dhe Sensi të Sasuolos, si dhe sulmuesin e krahut të Hofenhajmit, Vinçenco Grifo.
Jashtë Mario Baloteli dhe Andrea Beloti, pavarësisht se sulmuesi i Torinos është rikthyer në formë dhe po shënon në kampionat, ndërsa De Shiljo i Juventusit është rikthyer në kombëtare.
Lista e lojtarëve të grumbulluar me Italinë
PORTIERË: Alesio Kranjo (Kaljari), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Salvatore Sirigu (Torino)
MBROJTËS: Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhorxhio Kielini (Juventus), Matia De Shilio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Çelsi), Alesandro Florenci (Roma), Alesio Romanjoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus)
MESFUSHORË: Nikolo Barela (Kaljari), Roberto Galiardini (Inter), Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Stefano Sensi (Sasuolo), Sandro Tonali (Breshia), Marko Verrati (PSG)
SULMUES: Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Bernardeski (Juventus), Federiko Kieza (Fiorentina), Vinçenco Grifo (Hofenhajm), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Kevin Lasanja (Udineze), Leonardo Pavoleti (Kaljari), Mateo Politano (Inter).