Kosova është gati për ndeshjen me Maltën (17 nëntor në transfertë) dhe Azerbajxhanin (20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”). Trajneri Bernard Shaland ka përzgjedhur grupin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto ndeshje.
FFK ka publikuar listën dhe risitë janë dy. Portieri i Kukësit, Faton Maloku, nuk është grumbulluar dhe vendin e tij e ka marrë Arijanet Muriqi i Mançester Sitit. Gjithashtu për herë të parë pjesë e Dardanëve do të jetë edhe Mirlind Kryeziu, futbollist i Zyrihut.
Ai luan para mbrojtjes, por edhe në prapavijë. Shaland ka rikthyer në përfaqësuese edhe Bersant Celinën, i cili mungonte prej disa kohësh. Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga tekniku zviceran për ndeshjet e muajit nëntor. Nuk mungon as mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti.