Etrit Berisha ka rimarrë pozicionin e tij si titullar tek Atalanta dhe paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit kanë qenë të mirë. Kështu, trajneri Gasperini ka menduar që edhe në ndeshjen me Interin (të dielën, ora 12:30) Berisha të jetë zgjedhja e parë për portën.
Por jo vetëm portieri do të jetë titullar. Edhe Berat Gjimshiti do ta nisë nga minuta e parë kundër Interit. Mbrojtësi qendror kishte luajtur titullar në tre ndeshjet e para të kampionatit dhe prej kohësh “ngrohte” stolin. Aktivizimi i tij gëzon edhe trajnerin Panuçi.
Po të dielën, titullar në takimin Sasuolo-Lacio (ora 18:00) do të jetë Thomas Strakosha. Portieri i kombëtares është titullar i padiskutueshëm te skuadra kryeqytetase. Një ditë më parë ai bëri paraqitje mjaft të mirë në Europa League, në ndeshjen që Lacio e fitoi 2-1 kundër Marsejës.