E konfirmuar: Loret Sadiku refuzon Shqipërinë, Panuçi fton Kaçen

Një lajm jo i mirë vjen nga Kosova. Sipas asaj që shkruan gazeta “Koha Ditore”, lojtari polivalent Loret Sadiku do ta refuzojë ftesën e bërë nga Kristian Panuçi për të luajtur me Shqipërinë.  Futbollisti i Kashimpasha thuhet se nuk të grumbullohet për ndeshjen që kuqezinjtë luajnë me Skocinë dhe Uellsin.

“Loreti ka marrë ftesën e Panuçit, por nuk do të grumbullohet me Shqipërinë. Loreti dëshiron të luajë vetëm për Kosovën. Është dëshira e tij të luajë vetëm për Kosovën. Federata e Kosovës është duke punuar me FIFA-n që ai ta fitojë të drejtën të luajë me Kosovën. Kemi informatë që Federata do ta bëjë edhe një kërkesë tjetër që ta marrë lejen nga FIFA, meqë Sadiku nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Shqipërinë”, është shprehur një familjar i Loret Sadikut.

KONFIRMIMI – Njoftimi i fundit i bërë nga FSHF ka konfirmuar atë që thuhet në Kosovë. Ergys Kaçe është ftuar për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin, pikërisht në vend të Sadikut. Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të vijë ndonjë lojtar tjetër në vend të Ylber Ramadanit. Ky i fundit ka pësuar një frakturë në dorë të hënën në ndeshjen që Vejle BK fitoi kundër Horsens.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *