E kryer, Tare konfirmon rinovimin me Lacion

Më në fund është zyrtare. Igli Tare do të vazhdojë dhe për katër vite të tjera të punojë si drejtori sportiv i ekipit të Lacios. 45-vjeçari shqiptar ka konfirmuar rinovimin e tij me bardhekaltrit në një prononcim për “Sky Sport”, përpara sfidës së Europa Ligës, Lacio-Marsejë.

Duhet të rregullojmë disa detaje të fundit, por rinovimi deri në vitin 2022 është kryer”, thekson shkurtimisht Tare, i cili është një ndër më të mirët në rolin e tij dhe ka arritur të formojë një Lacio konkurruese dhe plot lojtarë të talentuar.

Tare e nisi punën e tij si drejtor sportiv i Lacios në vitin 2008 dhe do të mbajë këtë post, të paktën dhe për katër vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *