ZYRTARE | Lajm i mirë për tifozët e Kukësit, ja ku luhet me Teutën

Kukësi është i dënuar për të fituar në ndeshjen e radhës, pas dy hapave fals që ka bërë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë. Kundërshtari i radhës i verilindorëve është Teuta, e cila i ka kaluar në klasifikim me 1 pikë më shumë.

Në ndeshjen e fazës së parë Kukësi mori maksimumin në “Niko Dovana”, ndërsa në këtë sfidë skuadra e Shkëmbit do të kërkojë “hakmarrjen”. Vetëm sot është marrë konfirmimi se ku do të luhet ky takim pasi dihet se nënkampionët këtë edicion do u duhet të luajnë jashtë fushës së tyre.

Do të jetë Kamza shtëpia e Kukësit për këtë ndeshje. Ashtu si në ndeshjen me Flamurtarin, Kukësi do ndeshet me Teutën në periferi të kryeqytetit. Lajm i mirë për tifozët që jetojnë në Kamzë, pasi dihet që numri i kuksianëve në këtë zonë është i konsiderueshëm. Të hënën në orën 14:00 Kukësi do të ketë dhe mbështetjen e tifozerisë në takimin me durrsakët.

Kukësi ka objektiv titullin kampin, por diferenca aktualisht me Partizanin është 8 pikë dhe një tjetër hap i gabuar do ta bënte ndoshta të parikuperueshme diferencën me kreun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *