Mançester Siti shpartalloi Shaktarin mbrëmjen e djeshme me rezultatin 6-0, megjithatë ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte penalltia që gjyqtari Kasai dha në favor të skuadrës angleze. Ishte një nga 11-metërshat më absurd dhe normalisht edhe vetë Pep Guardiola pas ndeshjes e pranoi se nuk ishte një penallti, por ai nuk kishte mundësi që të fliste me gjyqtarin, por në asnjë mënyrë nuk mund t’i thoshte lojtarit të tij që të gjuante në trupin e portierit, për të mos shënuar.
“Në momentin që shënuam e kuptuam që nuk ishte një 11-metërsh. Nuk pata mundësi të flas me gjyqtarin, por unë nuk mund t’i them lojtarit tim që të godasë në këmbët e portierit për të mos shënuar, edhe pse nuk na pëlqen që të shkojmë në këtë mënyrë”.
“Ishte një performancë e pabesueshme, për shkak të mënyrës se si kemi sulmuar dhe se si kemi mbrojtur, nuk është e lehtë për ta bërë këtë. Ende nuk jemi ende të kualifikuar, por jemi shumë afër, duhet të përpiqemi ta mbajmë këtë nivel dhe kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë të fokusuar. Ajo që duhet të bëjmë. Tani do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen me Mançester Junajtid”.