Ditën e sotme është luajtur java e parafundit në Superligën kineze, që ka përcaktuar shumë verdikte për sa i përket këtij sezoni. Shangai SIPG, ku luajnë brazilianët, Hulk dhe Oskar, është shpallur kampion, ndërsa Guangzhu Evergrande dhe Shandon Luneng do të jenë në Championsin aziatik.
Gjithsesi, përveç rëndësisë së titullit kampion, lufta për mbijetesë kishte një vëmendje të madhe po ashtu. Ekipi i Henan Jianye, arriti të siguronte qëndrimin mes më të mirëve, pasi shkatërroi 4-0 vendin e fundit të Giuzhus. Pikërisht goli i dytë i shënuar nga Jang Kuo mori të gjithë vëmendjen e ndeshjes, ku mesfushori kinez shënoi fluturimthi një supergol.