Shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë, por sërish luhen 2 sfida në 24 orë

Në stadiumin “Redi Maloku” do të luajë sot Kastrioti, por dhe ditën e diel. Gjithsesi, më parë ishte parashikuar që në këtë stadium të zhvillohej dhe ndeshja mes Ilirisë dhe Vllaznisë, saktësisht ditën e shtunë. Kjo gjë do ta ngarkonte shumë terrenin e stadiumit të Fushë-Krujës, që nuk është aspak komode.

Në të tilla kushte, sot FSHF ka menduar që ndeshjen e Kategorisë së Parë ta zhvillojë 24 orë pas ndeshjes së Kastriotit. Edhe pse nuk është se ndryshon ndonjë gjë të madhe, kjo është në favor të krutanëve, që të kenë një terren sa më të mirë, ndërsa Iliria.

POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË

“Në kalendar ka qenë e planifikuar për t’u luajtur të shtunën por ndeshja e javës së fundit të fazës së parë të kampionatit, ajo në mes Ilirisë dhe Vllaznisë, është shtyrë për të hënën. Ky është njoftimi që Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka shpërndarë për klubet. Takimi do të startojë në orën 14.00 të ditës së parë të javës që vjen në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Po kështu mësohet se kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve si rrjedhojë e dënimit të fushës për Ilirinë. Po ashtu, bëhet e ditur se kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë nga RTSH për të gjithë sportdashësit. Objektivi i Vllaznisë pavarësisht këtyre fakteve do të jetë vetëm fitorja e kësaj ndeshje, për ta mbyllur siç duhet fazën e parë të kampionatit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *