Fanatics vijojnë betejën: Ju të tjerët jeni të gjithë të tepërt!

Tirana në kaos, një ‘Deja Vu’ e përjetuar edhe para dy vitesh: atëherë tifozët e grupimit ultras Tirona Fanatics rrethonin lojtarët te Skënder Halili, tani u futen në Selman Stërmasi dhe u kërkojnë llogari.

Këtë radhë gjithçka më e moderuar, nuk pati dhunë fizike, por ofendime e acarim ekstrem po, aq sa disa lojtarë janë vënë në shënjestër.

Image may contain: one or more people and outdoorËshtë një histori e vjetër, “i biem samarit se nuk kemi ç’ti bëjmë gomarit”, duke qenë se lojtarët e Tiranës vuajnë në kurriz konfliktin pa fund mes tifozerisë ultras dhe presidentit Refik Halili, i cili është tashmë një armik për një pjesë të tifozerisë.

Pas ngjarjes në fund të ndeshjes kundër Kukësit, Tirona Fanatics ka postuar një mesazh në faqen e vet në Facebook, ku nuk e përmend ngjarjen, por lëshon një tjetër paralajmërim.

“Çdokush që nuk e meriton emrin Tironë e çdokush që ka punuar kundër emrit të saj, me në krye Refik Halilin dhe pseudostafin e tij, nuk e kanë vendin tek shtëpia bardheblu…

Ne nuk do të lejojmë askënd të përdhosë emrin e modh të TIRONËS!

Tirona i përket popullit bardheblu dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për këto ngjyra…

Ju të tjerët, këtu, jeni të gjithë të tepërt!

Tirona Fanatics…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *