Formacioni i javës në Kroaci, përfshihet lojtari i kombëtares

Sërish një shqiptar në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. Këtë herë ka qenë radha e Herdi Prengës, qendërmbrojtësit të Inter Zapreshiç për të qenë në “top11”. “Romantica”, faqe e dedikuar futbollit kroat, ka përzgjedhur 11 futbollistët që sipas tyre kanë bërë më mirë në javën e 13-të të HNL.

“Një tjetër ndeshje e mirë e stoperit të Inter Zapreshiç. Ish-talenti i Dinamos është konfirmuar plotësisht dhe ka treguar maturi që në fillim të ndeshjes. Samir Toplak i besoi atij dhe rikthimi i tij erdhi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në barazimin 0-0 kundër Slaven Belupo ai fitoi të gjithë duelet ajrore, madje në dy raste rrezikoi portën e Filipoviç. Iu afrua golit për pak centimetra”, shkruhet në komentin e bërë për Prengën.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka pasur kohët e fundit një problem me shpinën dhe tashmë është rikuperuar. Ai mungoi në disa ndeshje dhe u rikthye të luante në fundjavë. Këtë sezon Prenga ka luajtur në tetë ndeshje si titullar.

https://www.facebook.com/Romantika.hr/photos/a.1778501202462859/2069225976723712/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *