Sponsori i Fiorentinës nis fushatën, klubi italian përfundon në “Time Square”

Fiorentina ka nënshkruar të shtunën e kaluar marrëveshjen e partneritetit me sponsorët e “Dream Loud” , agjencinë amerikane e specializuar në fushën e argëtimit.

 E themeluar në Nju Jork, “Dream Loud” është një agjenci krijuese amerikane e specializuar në konsultime në fushën e argëtimit, krijimit të përmbajtjes dhe ndërtimit të markës. Fuqia e kompanisë është krijimi i përmbajtjes dhe pronës, duke promovuar lidhje të rëndësishme midis markave, platformave dhe njerëzve.

Një gjë e tillë ka sjellë menjëherë efekt dhe klubi italian ka përfunduar në “Times Square” të Nju Jorkut. Pasi vendosi në pjesën e poshtme të bluzës emrin e sponsorit të ri, këta të fundit kanë nisur fushatën publicitare me klubin “vjollcë”, që ka përfunduar në zemrën e qytetit të famshëm amerikan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *